Moti i keq bllokon punën e ambasadave shqiptare, Ministria e Jashtme: Ja ku të kontaktoni për emergjenca - Gazeta Express
string(102) "moti-i-keq-bllokon-punen-e-ambasadave-shqiptare-ministria-e-jashtme-ja-ku-te-kontaktoni-per-emergjenca"

Moti i keq bllokon punën e ambasadave shqiptare, Ministria e Jashtme: Ja ku të kontaktoni për emergjenca

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2022 14:44

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë njofton se për shkak të kushteve të vështira klimaterike dhe situatës së pandemisë, Ambasadat e vendit tonë do të kufizojnë dhe ndërpresin punën. Një shkak tjetër janë dhe kushtet e vendosura nga vetë vendet mike.

Do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë. Në raste emergjencash, janë vënë në dispozicion disa numra kontakti për të gjithë shtetasit shqiptarë.

Lexo Edhe:

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të kushteve të vështira klimatike dhe situatës nga pandemia Covid-19, do të ketë kufizime apo ndërprerje të punës në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Stamboll, Ankara, Mynih, Romë dhe Athinë.

Në disa prej shteteve të përmendura më lart, kufizimet apo ndërprerja e punës vijnë edhe si shkak i vendimit të qeverive përkatëse, për të përballuar situatën e krijuar nga pandemia dhe kushtet e vështira klimatike.

Në raste emergjencash, lutem kontaktoni në numrat e posaçëm të përfaqësive diplomatike:

  • Stamboll: +905459461456
  • Ankara: +905449622617
  • Mynih: +4915237913997
  • Romë: +393420498192
  • Athinë: +306941658183

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme mbetet e angazhuar për t’ju përgjigjur qytetarëve në kohë reale.