Moti i ftohtë ndikon në uljen e imunitetit - Gazeta Express
string(42) "moti-i-ftohte-ndikon-ne-uljen-e-imunitetit"

Moti i ftohtë ndikon në uljen e imunitetit

Gazeta Express

02/12/2019 15:16

Dhjetëra persona mbetën të vdekur e qindra të tjerë të lënduar nga tërmetet që e goditën Shqipërinë që nga orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.

Por, shumica e të mbijetuarve nga tërmeti humbën shtëpitë e tyre, duke bërë gjumë në tenda e në qiell të hapur, në këto ditë të ftohta të nëntorit.

Lexo Edhe:

E këta persona të cilët bartin me vete traumën, stresin e frikën, mund të rrezikohen nga disa sëmundje.

Duke theksuar se të ftohtit ndikon negativisht te shëndeti i njeriut, drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë në QKUK, Rukije Mehmeti, thotë se temperaturat ndikojnë edhe në uljen e imunitetit dhe paraqitjen e disa problemeve të tjera.

Mehmeti këshillon që këta persona të veshin rroba të trasha, duke treguar kështu se edhe çfarë ushqimesh të konsumojnë.

Ndërkaq, infektologu Izet Sadiku bën thirrje që të tregohet kujdes i veçantë në ushqim, të shikohet afati i përdorimit të tyre, në të kundërtën mund të preken nga ndonjë epidemi.

Fati i atyre që kanë mbetur pa kulm mbi kokë është ende i papërcaktuar./T7/Syzana Hajradini/