Moti do të përmirësohet nga java e ardhshme, kaq do të shkojnë temperaturat - Gazeta Express
string(74) "moti-do-te-permiresohet-nga-java-e-ardhshme-kaq-do-te-shkojne-temperaturat"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 11:52

Me i fundit

Moti do të përmirësohet nga java e ardhshme, kaq do të shkojnë temperaturat

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 11:52

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), ka njoftuar se do të ketë stabilizim të motit nga java e ardhshme, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit, do të ketë prezencë dominuese të diellit dhe se temperaturat maksimale do të sillen mes 18-24 gradë celsius.

Lexo Edhe:

“Pas motit të ndryshueshëm ditëve të kaluara, shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe bore e sqote në zonat e larta, si dhe me temperatura relativisht të ulëta për periudhën, nga e diela dhe java në vijim pritet stabilizim gradual i motit me kthjellime dhe prezencë dominuese të diellit dhe temperatura maksimale që do të sillen në mes 18°C – 24°C, e minimale në mes 04°C – 11°C. Era do të jetë kryesisht e lehtë drejtimesh të ndryshme e dominuar nga jugu, me rritje në intenzitet gjatë orëve të pasdites. Mundësitë për rrebeshe të lehta shiu të izoluara në zona do të jenë prezentë”, thuhet në njoftim. /Express/