Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen e madhe finale të “play-offit” ndaj Turqisë.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 20:45.
Para kësaj përballjeje të madhe, selektori i Turqisë ka vendosur që pesë lojtarë t’i lë në tribuna.
Përpos Merih Demiral që do të mungojë shkaku i lëndimit, në tribunat e “Fadil Vokrrit”, kanë mbetur këta lojtarë: Merih Demiral, Oguz Aydin, Muhammed Sengezer, Ahmetcan Kaplan, Mustafa Eskihellaç.
Fituesi i këtij ballafaqimi do të shkojë direkt në Kampionatin Botëror të vitit 2026, që mbahet në SHBA, Kanada dhe Meksikë./GazetaExpress/