Mot me vranësira dhe diell, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme - Gazeta Express

Mot me vranësira dhe diell, këto janë temperaturat për dy ditët e ardhshme

Lajme

Gazeta Express

04/05/2021 14:17

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me vranësira dhe me intervale me diell, raporton Express

Në njoftim e IHK’së bëhet e ditur se të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell.

Ndërkaq temperaturat minimale do të lëvizin ndëmjet 8-9 gradë Celsius, derisa ato maksimalet e ditës pritet të lëvizin ndërmjët 20-24 gradë Celsius.

“Të mërkurën parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të shoqërohen me shi të intensitetit të dobët. Të enjten do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me diell. Prezenca e vranësirave mund të jetë vetëm përgjatë viseve malore, por reshje shiu nuk parashihen. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftimin e IHK’së./GazetaExpress/