Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare - Gazeta Express
string(62) "mot-me-diell-dhe-i-ngrohte-me-vranesira-te-lehta-deri-mesatare"

Maqedoni

Gazeta Express

24/09/2025 11:54

Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri mesatare

Maqedoni

Gazeta Express

24/09/2025 11:54

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 28 deri 33 gradë.

Në Shkupt, moti do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë jugore. Temperatura minimale do të jetë deri 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 33 gradë.

Të enjten pasdite do të ketë kushte për shfaqje të izoluara të shiut afatshkurtër dhe stuhive të rralla. Nga e premtja nën ndikimin e një sërë masash ajrore të lagështa, moti do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët me reshje të kohëpaskohshme shiu që lokalisht do të jenë të dendura.

Temperatura ditore ndjeshëm do të ulet, veçanërisht në ditët e fundjavës dhe në fillim të javës tjetër.