Mot kryesisht me diell pritet sot, por jo shumë nxehtë - Gazeta Express
string(53) "mot-kryesisht-me-diell-pritet-sot-por-jo-shume-nxehte"

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 6:50

Mot kryesisht me diell pritet sot, por jo shumë nxehtë

Lajme

Gazeta Express

09/07/2026 6:50

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jo shumë i nxehtë për shkak të depërtimit të masave më të freskëta ajrore nga fronti i ftohtë ajror. Në mëngjes mund të ketë ende vranësira dhe reshje lokale shiu, por gjatë paradites pritet stabilizim i plotë i motit me erëra të freskëta nga veriu.

Temperaturat pritet të luhaten nga 13 minimalja deri në 28 gradë Celsius – ajo maksimale në Dukagjin.

Të premtën dhe të shtunën pritet mot kryesisht me diell dhe stabil. Të shtunën shumë nxehtë, por padite vonë në disa zona kodrinore-malore priten disa zhvillime.

Të dielën destabilizim i fuqishëm i atmosferës, me shtim të vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Advertisement
Advertisement
Advertisement