Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i freskët, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të fryjnë erëra mjaft të freskëta nga veriu e verilindja, ndërsa vende-vende mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të dobët shiu.
Temperaturat maksimale deri në 23 gradë Celsius në Rrafshin e Kosovës dhe deri në 25 gradë Celsius në Dukagjin.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ndryshueshëm.
Në Shqipëri kryesisht me diell, ndërsa vranësira e intervale me diell priten në Maqedoninë Veriore, veri të Malit të Zi dhe Luginë të Preshevës. Rrallë në disa nga këto zona me vranësira mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh të dobët shiu.
Të Premten më shumë diell por priten edhe vranësira lokale. Temperaturat do të fillojnë të rriten, kurse në Shqipëri mot stabil, nxehtë dhe me diell.
Fundjava ndjeshëm më e ngrohtë edhe në Kosovë, por të shtunën pasdite në disa zona kryesisht kodrinore-malore mund të ketë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë./MeteoBallkan