MOST me 900 vëzhgues do të monitorojë procesin zgjedhor - Gazeta Express
string(55) "most-me-900-vezhgues-do-te-monitoroje-procesin-zgjedhor"

MOST me 900 vëzhgues do të monitorojë procesin zgjedhor

Gazeta Express

11/07/2020 10:38

MOST-i do t’i vëzhgojë zgjedhjet me rreth 900 vëzhgues në 696 vendvotime, me çka do të mbulohet rreth 20% e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve, përcjell Gazeta Express.

Edhe në këto zgjedhje, vëzhguesit do të jenë të veshur me fanella të verdha, thotë drejtori ekzekutiv i Asociacionit MOST, Darko Aleksov. Përveç në vendvotimet, MOST-i do të dërgojë 80 vëzhgues edhe në Komisionet komunale, dhe një në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.

Lexo Edhe:

“MOST-i do të vendosë edhe 55 ekipe të lëvizshme të përbëra nga 2 vëzhgues, të cilat do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe në të njëjtën kohë do të mbulojë edhe vendvotime të cilat nuk kanë monitorim statik”, tha Darko Aleksov nga MOST.