BE përgatit një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë - Gazeta Express
string(54) "mosmarreveshje-per-ujdine-e-targave-be-ja-nuk-perzihet"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2022 16:28

BE përgatit një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

Lajme

Gazeta Express

24/11/2022 16:28

Bashkimi Evropian po përgatit një paketë të nëntë sanksionesh kundër Rusisë pas breshërisë së fundit të sulmeve të Moskës ndaj Ukrainës, tha të enjten presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

“Ne po punojmë fort për të goditur Rusinë që të zbehet edhe më tej kapaciteti i saj për të bërë luftë kundër Ukrainës dhe mund të njoftoj sot se po punojmë me shpejtësi të plotë për një paketë të nëntë sanksionesh”, tha von der Leyen në një konferencë shtypi.

Lexo Edhe:

Von der Leyen shtoi se ajo ishte “e bindur se shumë shpejt do të miratojmë një kufi global të çmimit të naftës ruse me G7 dhe partnerë të tjerë të mëdhenj”, pasi ekonomitë më të mëdha të Perëndimit ranë dakord në shtator për të vendosur një kufi për të zvogëluar aftësinë e Moskës për të financuar luftën e saj.

“Ne nuk do të pushojmë derisa Ukraina të mbizotërojë mbi Putinin dhe luftën e tij të paligjshme dhe barbare”, vazhdoi ajo.

Sanksionet perëndimore po e dëmtojnë Rusinë, veçanërisht me fillimin e muajve të ftohtë të dimrit.

Sanksionet perëndimore gjithashtu kanë kufizuar ashpër aftësinë e Rusisë për të rimbushur municionet që po përdor në Ukrainë, sipas analizës nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare muajin e kaluar.