Mosmarrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gashi: Apeloj të gjendet zgjidhje - Gazeta Express
string(80) "mosmarreveshje-per-ndryshimet-ne-kodin-zgjedhor-gashi-apeloj-te-gjendet-zgjidhje"

Maqedoni

Gazeta Express

26/06/2025 15:35

Mosmarrëveshje për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gashi: Apeloj të gjendet zgjidhje

Maqedoni

Gazeta Express

26/06/2025 15:35

Nuk ka akoma një marrëveshje se çfarë do të ndodhë me ndryshimet në Kodin zgjedhor që kanë ngecur në Kuvend, e që kanë të bëjnë me rregullimin e pragut të nënshkrimet për kandidaturat e pavarura dhe disa nga rekomandimet e ODIHR-së, përcjell Gazeta Express nga ALSAT.

Pushteti u detyrua të propozojë ndryshime, pasi Gjykata Kushtetuese tha se pragu i vendosur për nënshkrimet e nevojshme për kandidatët e pavarur ishte shumë i lartë. Pushteti tani propozon që pragu të variojë nga 100 deri më 3500 nënshkrime, varësisht votuesve të regjistruar në një komunë. Një pjesë e ekspertëve beson se pragu mbetet akoma shumë i lartë. Fronti Evropian dhe E Majta thonë se propozimet janë dorëzuar pa konsensus dhe i kundërshtojnë atë. Mosmarrëveshjet lënë një boshllëk ligjor i cili mund të ketë pasoja serioze në procesin zgjedhor dhe kandidaturat e pavarura.

Kreu i Kuvendit Afrim Gashi tha sot se e ka hapur temën në koordinim me grupet parlamentare dhe do të kërkojë të diskutohet përsëri.

“Pritet që ky ligj të miratohet. Nëse nuk miratohet ka opsion edhe të tërhiqet dhe të ulen dhe të bisedojnë që të gjithë palët të jenë të kënaqur. Unë apeloj dhe do të doja të shkojmë në zgjedhje pa ankesa nga cilido qytetar dhe pa u ndjerë askush se është bërë padrejtësi ndaj dikujt në garën për kryetar ose këshilltarë në ndonjë komunë të caktuar”, deklaroi Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

Sa i takon zgjedhjeve parlamentare, Gashi në takimin e zakonshëm me gazetarët u përgjigj edhe për situatën brenda koalicionit VLEN. Tha se zërat për mosmarrëveshje nuk janë të vërteta.

“Ju them me përgjegjësi të lartë se raportet brenda koalicionit VLEN janë të shkëlqyeshme. Punohet në një ambient shumë pozitiv, përgatiten për zgjedhjet lokale dhe unë jam i bindur se do të ketë një efekt shumë pozitiv. Gjithçka që flitet jashtë kësaj ka të bëjë me politikën ditore dhe spinet, improvizimet ditore të partive politike dhe të njerëzve të ndryshëm në rrjetet sociale që duan të bëjnë defokus nga ngjarjet kryesore në vend”, tha Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.

Zgjedhjet lokale pritet të shpallen në fund të korrikut ose në fillim të gushtit. Ata pritet të mbahen në tetor.