Mosfunksionimi i veshkave - Gazeta Express
string(25) "mosfunksionimi-i-veshkave"

Shneta

Gazeta Express

19/08/2021 12:58

Mosfunksionimi i veshkave

Shneta

Gazeta Express

19/08/2021 12:58

Mosfunksionimi i veshkave, i njohur gjithashtu si insuficenca renale, është një gjendje mjekësore në të cilën veshkat nuk arrijnë të filtrojnë në mënyrë adekuate produktet e mbeturinave nga gjaku. Dy format kryesore të shfaqjes së këtij dëmtimi janë dëmtimi akut i veshkës, i cili shpesh është i kurueshëm me trajtimin e duhur dhe sëmundja kronike e veshkave, e cila në shumicën e rasteve nuk mund të kurohet. Në të dy rastet, ekziston një shkak themelor.

Insuficenca renale përcaktohet kryesisht nga një rënie në normën e filtrimit glomerular, e cila është shkalla në të cilën gjaku filtrohet në glomerulat e veshkave. Kjo gjendje zbulohet nga një rënie ose mungesë e prodhimit të urinës apo përcaktimit të produkteve si (kreatininës ose uresë) në gjak. Sipas rastit, mund të vërehet hematuria (humbja e gjakut në urinë) dhe proteinuria (humbja e proteinave në urinë).

Lexo Edhe:

Për shkak të mosfunksionimit të veshkave, mund të hasen probleme me rritjen e lëngjeve në trup (që çon në ënjtje), rritje të nivelit të acidit, nivele të larta të kaliumit, ulje të nivelit të kalciumit, nivele të larta të fosfatit dhe në fazat e mëvonshme shfaqje të anemisë. Kockat mund të preken gjithashtu. Probleme afatgjata në veshka janë të lidhura ngushtë me rrezikun e lartë të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/– Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en– Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/– Web