Presidentja Vjosa Osmani ka vendosur të mos e dekretojë Blerim Isufajn për kryeprokuror të Shtetit.
Ajo u shpreh se “procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit është cilësuar si i parregullt, diskriminues, i orkestruar, i kundërligjshëm nga të gjithë vëzhguesit e procesit, si nga organizatat vendore, ashtu edhe nga shumë prej partnerëve ndërkombëtar”.
“Bazuar në frymën dhe shkronjën e Kushtetutës sonë, të argumentuar nga aktgjykimet e shumta të Gjykatës Kushtetuese, konsideroj se nuk mund të kemi funksionim kushtetues të institucioneve nëse një proces nuk zhvillohet mbi respektimin e procedurave kushtetuese dhe ligjore”, tha Osmani.
E Presidenca ua ka dërguar mediave për publikim edhe dokumentin 18 faqësh që Osmani ia ka dërguar Këshillit Prokurorial lidhur me këtë çështje, ku ndër të tjera thuhet se “procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit është përcjellë me raportime e reagime për parregullsi të shumta, nga organizatat e pavarura që kanë monitoruar procesin e zhvilluar në KPK, duke përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur ndërtimin dhe zhvillimin e sistemit prokurorial në vendin tonë”.
Dokumenti i plotë:
Nga KPK kanë shprehur mospajtim të thellë me deklaratat e Presidentes, duke thene se jane “të ndërtuara mbi një rrafsh më tepër politik sesa kushtetues dhe ligjor”, derisa arsyetimet e saj për mosdekretimin e Isufajt, i kanë cilësuar “tejet të pabazuara dhe jashtëzakonisht tendencioze”,