Moscertifikimi i Listës Srpska, reagon edhe ambasadori gjerman: Procesi zgjedhor të jetë i lirë nga manovrimet e aktorëve politikë - Gazeta Express
string(128) "moscertifikimi-i-listes-srpska-reagon-edhe-ambasadori-gjerman-procesi-zgjedhor-te-jete-i-lire-nga-manovrimet-e-aktoreve-politike"

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 10:23

Moscertifikimi i Listës Srpska, reagon edhe ambasadori gjerman: Procesi zgjedhor të jetë i lirë nga manovrimet e aktorëve politikë

Lajme

Gazeta Express

03/12/2025 10:23

Ambasadori gjermane, Rainer Rudolph, e ka denoncuar “sjelljen penguese” të disa anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor pasi ky organ dje nuk e certifikoi Listën Srpska për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Rudolph tha se procesi zgjedhor duhet të jetë i lirë nga manovrat e aktorëve politikë.

“Shpreh keqardhje për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që refuzuan të certifikojnë Listën Srpska për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike të aktorëve politikë”.

Reagimi i ambasadorit gjerman vjen në vazhdën e kritikave të vendeve partnere të Kosovës për këtë vendim të KQZ-së./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement