“Mos zgjidhni burra që ju duan për shalë”, Rozana Radi kundër idealit të trupit ”perfekt” - Gazeta Express

Rozë

Gazeta Express

08/08/2020 22:12

“Mos zgjidhni burra që ju duan për shalë”, Rozana Radi kundër idealit të trupit ”perfekt”

Rozë

Gazeta Express

08/08/2020 22:12


Ajo është spikatur gjithmonë për mendimet e sinqerta dhe të thëna pa asnjë kompleks. Rozana Radi është një nga ata persona që nuk ka frikë nga gjykimet dhe këtë e ka treguar në shumë raste.

Një nga të cilët është ky i fundit. Në Instagramin e saj ajo ka postuar ditën e djeshme një fotografi, por pjesa më e rëndësishme e saj është përshkrimi më poshtë:

“Po kam shtuar kg dhe kjo nuk më bën më pak grua tërheqëse. Nuk do të thotë që të shtosh disa kg nuk je një grua inteligjente. Nuk do të thotë, që po pate celulit, burrat nuk të duan më si më parë. Është problemi juaj që zgjidhni “burra” që ju duan për shalë. Është problemi i të gjithave ju me adresa fallco, që mjafton të kesh vënë pak bark dhe turreni me sms për të bullizuar këdo që ju del përpara në rrjetet sociale. Është thjesht të mos kesh “fytyre” e të gjykosh fytyrën e tjetrit. Unë jam tipi i gruas që më kënaq një perëndim. Unë jam tipi i gruas që qaj me një film. Nuk më impresionojnë muskujt tek një burrë dhe pse i vlerësoj ata që merren me sport. Preferoj të dëgjoj nga nje burrë që bisedat me mua janë ato që i pëlqejnë më shumë tek unë. Mënyra se si qesh, se si surprizohem…. Një kg më shumë në trup nuk me bën më pak të lexuar .”