“Mos u bëj hipokrit me veten tënde” -  Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos - Gazeta Express
string(70) "mos-u-bej-hipokrit-me-veten-tende-prishet-miqesia-mes-selin-dhe-mateos"

TV/Film

Gazeta Express

18/03/2026 20:02

“Mos u bëj hipokrit me veten tënde” –  Prishet miqësia mes Selin dhe Mateos

TV/Film

Gazeta Express

18/03/2026 20:02

Miqësia mes Selin dhe Mateos duket se është prishur përfundimisht, me të dy banorët që duket se janë rikthyer në kundërshtar të njëri-tjetrit.

Pas Prime-t të së martës, të dy ata kanë pasur përplasje të vazhdueshme në shtëpi.

Pjesë nga debati-

Selin: Mos u bëj hipokrit me veten tënde. Nuk është kjo mënyra se si ecet përpara në Big Brother. Mos u bëj bukëshkelur. Selin nuk ka thënë gjysmë fjale për surratin tënd.

Mateo: Çfarë ke? S’të pëlqejnë argumentet kundër? Po nuk më sulmon dot mes Prime-t mua moj vajzë.

Selin: Djalë i dashur, nuk të sulmova ty, sulmova atë. Po ti je zëri i asaj.

Mateo: Me mua nuk merresh dot o Selin Bollati. Nga ana tjetër e pishinës, se nuk merresh dot këtu. Hadje këtu.

Selin: Hajde ti këtu, jo unë te ti. Ty të intereson ajo vajzë, sa i intereson asaj vajze ti. Kjo është loja juaj në Big Brother.

Mateo: Të të vij turp.

Selin: Nuk je ti i argumenteve Mateo. Je shumë i dobët.

Mateo: Turp të të vijë ty! Vjen këtu dhe na tregon krevatet. Ke rënë brenda me këmbët e tua. Me ty merrem kur të dua unë, jo kur të duash ti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement