"Mos të ndodhë me u çu pa ta jap fjalën", tensione në Kuvend mes Haxhiut dhe Ferat Shalës, afrohen tek kryetarja Tahiri e Nagavci - Gazeta Express
string(125) "mos-te-ndodh-me-u-cu-pa-ta-jape-fjalen-tensione-ne-kuvend-mes-haxhiut-dhe-ferat-shales-afrohen-tek-kryetarja-tahiri-e-nagavci"

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 11:06

“Mos të ndodhë me u çu pa ta jap fjalën”, tensione në Kuvend mes Haxhiut dhe Ferat Shalës, afrohen tek kryetarja Tahiri e Nagavci

Lajme

Gazeta Express

17/04/2026 11:06

Diskutimi për çështjen e energjisë ka nxitur përplasje në mes të kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe deputetit të PDK-së, Ferat Shala.

Shala ka dashur që ta marrë fjalën pas një diskutimi që ka mbajtur ministrja, Artane Rizvanolli, megjithatë Haxhiu ka insistuar se ai s’mund të flasë pa ia dhënë fjalën kryetarja e Kuvendit.

“Mos të ndodhë me u çu pa ta jep fjalën se s’e merr”, thotë Haxhiu.

Megjithatë Ferat Shala pozicionohet tek foltorja e Kuvendit dhe pastaj afrohet tek kryetarja e Kuvendit për të diskutuar.

Tek kryetarja e Kuvendit janë afruar më pas edhe shefat e GP të LVV-së dhe PDK’së.

Advertisement
Advertisement
Advertisement