“Mos shëno më!” – Skandali sekret i Barçës me Lewandowskin - Gazeta Express
string(53) "mos-sheno-me-skandali-sekret-i-barces-me-lewandowskin"

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 22:26

“Mos shëno më!” – Skandali sekret i Barçës me Lewandowskin

Sport

Gazeta Express

19/11/2025 22:26

Një episod i pazakontë del në dritë nga libri i ri i Staszewskit, ku përfshihen rrëfime të pa publikuara më parë nga Robert Lewandowski gjatë sezonit 2022–23, kur Barcelona e fitoi La Ligën nën drejtimin e Xavit.

Sipas autorit, Lewandowski u takua me disa anëtarë të bordit drejtues të Barcelonës – përfshirë edhe presidentin Joan Laporta – dy javë para përfundimit të kampionatit.

Në atë moment, Barça e kishte siguruar matematikisht titullin, ndërsa sulmuesi polak kryesonte listën e golashënuesve me 23 gola, shkruan Gazeta Express.

Në takim, një nga drejtuesit i ka bërë një kërkesë të paprecedentë:
“Robert, kemi nevojë të mos shënosh më gola në dy ndeshjet e fundit.”

Lewandowski mbeti i tronditur, pasi asnjëherë në karrierën e tij nuk i ishte kërkuar diçka e tillë.

Arsyeja? Thjesht financiare. Nëse polaku arrinte 25 gola, Barcelona duhej t’i paguante Bayern Munich një bonus prej 2.5 milionë eurosh, ndërsa klubi ishte në krizë të thellë ekonomike.

Sulmuesi luajti të dy ndeshjet e fundit të sezonit, por nuk shënoi. Megjithatë, ai e fitoi trofeun Pichichi, duke lënë pas Karim Benzeman.

Libri zbulon edhe një tjetër episod që tregon vështirësitë financiare të klubit. Gjatë një udhëtimi, Lewandowski pyeti shefin përse në menu kishte kaq pak zgjedhje mishi dhe peshku. Përgjigjja ishte e drejtpërdrejtë: “Duhet të kursejmë para.” /GazetaExpress/