“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Përplasja e Lulzim Pecit me Prindon Sadriun - Gazeta Express
string(72) "mos-rrej-si-nuk-te-vjen-turp-perplasja-e-lulzim-pecit-me-prindon-sadriun"

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 14:56

“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Përplasja e Lulzim Pecit me Prindon Sadriun

Lajme

Gazeta Express

29/09/2025 14:56

“Rrjedhimisht, nuk duhet te mashtrohemi nga fotomorgana e fotografive ne New York, pasi perfaqesuesit e establishmentit shteteror te Kosoves nuk kane pasur asnje takim zyrtar bilateral me Administraten e SHBA-ve”.

Kjo fjali e ish-diplomatit, Lulzim Peci, i pengoi Zotëriut të Parë, Prindon Sadriut.Sadriu me anë të një komenti në shkrimin e Pecit në ‘Facebook’ i tha “mos rrej” dhe shtoi që janë realizuar disa bashkëbisedime formale me shumë përfaqësues të administratës aktuale në SHBA nga establishmenti kosovar.

“Mos rrej, jane be disa takime e bashkebisedime formale me shume perfaqesues te Administrates, perfshi edhe vet Presidentin Trump”, deklaroi Sadriu.

Peci iu kundërpërgjigj Sadriut duke e quajtur “profiter të lodhët”.“Si nuk po te vjen turp! Me kete edhe vet po e deshmon se nuk je as me pak dhe as me shume se nje profiter i lodhet! Ti e dine shume mire se cfare eshte takimi zyrtar, dhe nese nuk e dine pas kaq viteve ne diplomaci, atehere edhe me keq! Mjerim”, i tha Peci Sadriut.

Peci në postimin e tij bëri një krahasim mes liderëve të Malit të Zi dhe Kosovës, ku tha se Milo Gjukanoviq përkundër që nuk ishte njohës i mirë i gjuhës angleze arriti ta anëtarësonte shtetin e tij në NATO. Ndërkaq, shtoi se lidershipi aktual përkundër që janë njohës të mirë të anglishtes “nuk po kryen punë”.

“Rrjedhimisht, nuk duhet te mashtrohemi nga fotomorgana e fotografive ne New York, pasi perfaqesuesit e establishmentit shteteror te Kosoves nuk kane pasur asnje takim zyrtar bilateral me Administraten e SHBA-ve”, tha ndër të tjera ai, duke iu referuar takimeve të presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në SHBA. /Insajderi/