Mos-prania e “Plisave” në stadium, Spahiu: Mirë ua kanë bo – reagojnë ashpër Munishi dhe Kastrati - Gazeta Express
string(91) "mos-prania-e-plisave-ne-stadium-spahiu-mire-ua-kane-bo-reagojne-ashper-munishi-dhe-kastrati"

Mos-prania e “Plisave” në stadium, Spahiu: Mirë ua kanë bo – reagojnë ashpër Munishi dhe Kastrati

Sport

Gazeta Express

20/11/2023 23:59

Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të udhëhequrit e Sylvinhos luajtën baras sonte në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin E, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0

Kjo pikë i mjaftoi “Kuqezinjve” që të mbajnë vendin e parë, nga ku edhe do të shkojnë në “Euro 2024”.

Përveç kualifikimit të Shqipërisë, sonte në emisionin “Favorit” në T7 po diskutohet edhe për mos-lejimin e “Plisave” në këtë ndeshje.

Profesori Nexhmedin Spahiu lidhur me këtë rast vlerësoi se “mirë ua kanë bërë ‘Plisave’”.

Kjo nxiti reagime të menjëhershme nga trajneri dhe analisti i përhershëm i emisionit “Favorit”, Ismet Munishi, si dhe ish-lideri i “Plisave”, Albert Kastrati”. /Gazeta Express/