Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i ftuar në FRONTAl në T7, është deklaruar për anulimin e përurimit të shkollës “Halil Alidema”, në fshatin Pozheran të Vitisë, duke thënë se me ardhjen e Qeverisë Kurti është stagnuar puna në këtë shkollë, shkruan Gazeta Express.
Ai ka shtuar edhe se, sa i përket arsyetimeve për mos hapjen e shkollës, ato s’kanë arsyeshmëri.
‘‘Qytetarët e dinë saktë si është puna e shkollës fillore e cila është nis 2016. Por Tri vite ka stagnua, me ardhjen e kësaj qeveria këto tri vite s’është punu fare. Tash nuk dëshiroj me hy në procedura, ato janë arsyetime që për mua s’kanë arsyeshmëri. Unë e kam ngritë zërin shumë herë për shkollën. Kjo shkollë ka trashëgimi kulturore-artistike. Ka qenë projekt i komunës dhe ministrisë së Arsimit në atë kohë, por me një periudhë qeveria tjetër ia ka dorëzu ministrisë së Administratës Publike, jo vetëm këtë shkollë disa shkolla. Ka qenë anomali anakronizëm. Qysh para tri vite kjo ka qenë në një gjendje që ka mujt shumë shpejt me u funksionalizuar, por me ardhjen e kësaj qeveri ngeci stagnoi’’ ka thënë ai ndër tjerash. /GazetaExpress
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...