Mos përdorni shpesh sapun në dush, më shumë dëm sesa dobi - Gazeta Express
string(56) "mos-perdorni-shpesh-sapun-ne-dush-me-shume-dem-sesa-dobi"

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/09/2022 19:00

Mos përdorni shpesh sapun në dush, më shumë dëm sesa dobi

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

29/09/2022 19:00

Nëse përdorni sapun gjatë larjes po bëni gabim. Studimet e fundit dermatologjike kanë gjetur se ai i bën lëkurës tuaj më shumë dëm sesa mirë.

Një eksperte amerikane thekson se përdorimi i rregullt i sapunit i heq trupit bakteriet që mbajnë larg aknet dhe ekzemën.

Lexo Edhe:

Mjekja Robynne Chutka thotë se sapuni antibakterial, shpesh me përmbajtje të lartë kimikatesh, heq pisllëkun dhe papastërtitë që trupi ka mbledhur gjatë ditës, por e ndalon atë që të njohë bakteret e “mira”.

“Pisllëku nuk shkakton sëmundje, por dëmtimi në mënyrë të vazhdueshme të baktereve të mira në lëkurë mund të dëmtojë imunitetin tonë”, thotë ekspertja amerikane.

Në periudhën e viruseve sezonale këshillohet larja e duarve me sapun dhe ujë të ngrohtë, por Dr. Chutkan thotë se dezinfektuesit e duarve nuk janë aq të vlefshme.

Sipas saj, pjesa më e madhe e mikrobeve në lëkurë e duar nuk janë infektues, që mund të shkaktojnë infeksione serioze. Ato janë baktere të padëmshme.

Vitin e shkuar, Organizata Botërore e Shëndetit publikoi një raport, sipas të cilit infeksione bakteriale të pakurueshme po përhapen globalisht për shkak të përdorimit në masë të xhelëve antibakterialë.