Mos pagesa e bllok dotacioneve, ministrja Janevska ia hedh faijin komunës së Strugës - Gazeta Express
string(83) "mos-pagesa-e-bllok-dotacioneve-ministrja-janevska-ia-hedh-faijin-komunes-se-struges"

Maqedoni

Gazeta Express

13/08/2025 17:20

Mos pagesa e bllok dotacioneve, ministrja Janevska ia hedh faijin komunës së Strugës

Maqedoni

Gazeta Express

13/08/2025 17:20

Për shkak të mos menaxhimit të punës së kryetarit të komunës Ramiz Merko dhe udhëheqësisë në komunën e Strugës, nuk po mbërrijnë bllok dotacionet për shkollat fillore, thekson ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

E pyetur për koment pas publikimit të djeshëm nga komuna e Strugës se ua jep kompetencat per shkollat fillore në territorin e saj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2025/2026, Janevska sot në konferencë për shtyp tha se vendi është në proces të decentralizimit dhe se ekzistojnë ligje për këtë.“Ministria nuk mund dhe nuk duhet të marrë përsipër kompetencat e komunës. Ne jemi thellë në procesin e decentralizimit dhe shkollat komunale janë nën ingerencat e komunës. Ajo që Komuna e Strugës ankohet se bllok dotacionet nuk po arrijnë, jam i bindur se është rezultat i mos menaxhimit të punës së kryetarit të komunës dhe gjithë udhëheqësisë”, tha Janevska.Ajo kujtoi emërimin e paligjshëm të drejtorëve në disa shkolla në territorin e komunës së Strugës, ndërsa tha se kishte informacione për punësime të paligjshme dhe paralele të pa miratuara.“Atje janë veprime të paligjshme, emërime të paligjshme të drejtorëve. Informacionet e mia thotë se ka punësime të paligjshme në shkolla të caktuara dhe paralele të pa miratuara. Supozoj se e gjithë kjo është në dobi të qëllimeve politike, ndërsa aspak në dobi të arsimit. Ata që drejtojnë komunën duhet të jenë në gjendje të punojnë me korrektësi t’i përballojnë problemet nëse jo, po vijnë zgjedhjet dhe do të shohim se çfarë do të vendosin qytetarët”, tha Janevska.Komuna e Strugës dje në profilin e saj në Fejsbuk publikoi se po ia transferon kompetencat për shkollat fillore në territorin e saj Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin shkollor 2025/2026 për shkak të mungesës së mjeteve të mjaftueshme për të përmbushur kushtet normale për procesin arsimor në 12 shkolla fillore. Në publikimin ata informojnë Ministrinë se që nga 1 shtatori i vitit 2025, nuk ka detyrim për të dërguar bllok dotacione në llogarinë bankare të Komunës, sepse, siç shtojnë, nga ajo datë të gjitha kompetencat për shkollat fillore do të jenë në duart e tyre.