‘Mos ma zini në gojë as Berishën, asnjë’, familjarët homazhe pranë varrit të Ziver Veizit - Gazeta Express
string(85) "mos-ma-zini-ne-goje-as-berishen-asnje-familjaret-homazhe-prane-varrit-te-ziver-veizit"

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2022 11:09

‘Mos ma zini në gojë as Berishën, asnjë’, familjarët homazhe pranë varrit të Ziver Veizit

Shqiperi

Gazeta Express

21/01/2022 11:09

Në 11- vjetorin e ngjarjes së 21 janarit, familjarët e Ziver Veizit vazhdojnë të apelojnë për drejtësi.

Motra e Ziverit, Trëndafilja, thotë se edhe sot, 11 vite më pas drejtësia nuk është vënë në vend dhe nuk është bërë asgjë për zbardhjen e ngjarjes.

Lexo Edhe:

“Ne drejtësinë do ta kërkojmë derisa të rrojmë. Nuk dua të ma zësh fare në gojë Berishën. Unë dua drejtësinë për vëllanë tim, do ta kërkoj dhe do ta gjej” tha ajo për mediat.

Homazhet për Ziver Veizin kanë bërë bashkë familjarë, miq dhe drejtues të pushtetit vendor.

Ndërkohë që e bija e Ziver Veizit deklaroi nga Tirana se shpresa për vendosjen e drejtësisë është ajo që i mban gjallë familjarët.