“Mos kaloni ligje pa debat, mos impononi agjenda”, opozita kundër VV për ligjet me procedurë të shpejtë - Gazeta Express
string(99) "mos-kaloni-ligje-pa-debat-mos-impononi-agjenda-opozita-kunder-vv-per-ligjet-me-procedure-te-shpejte"

Gazeta Express

10/04/2026 17:41

“Mos kaloni ligje pa debat, mos impononi agjenda”, opozita kundër VV për ligjet me procedurë të shpejtë

Gazeta Express

10/04/2026 17:41

Kuvendi i Kosovës është mbledhur sot në një seancë të jashtëzakonshme me 10 pika në rend të ditës.

Lëvizja Vetëvendosje që ka propozuar shqyrtimin e 10 projektligjeve kërkoi nga deputetët e partive të tjera që t’i mbështesin ato, por partitë opozita kanë kundërshtuar me arsyetimin se janë ligje që kërkojnë analiza e debate dhe se s’ka nevojë për trajtim të tyre me urgjencë.

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, krahas thirrjes për mbështetje, tha se këto projektligje janë shumë të rëndësishme.

“Për shkak të rëndësisë së jashtëzakonshme që ky projektligj ka për qytetarët dhe që të jepet mundësia që edhe deputetët gjatë ditëve në vijim t’i japin kontributet e tyre, kemi paraqitur që të shqyrtojmë në seancën e sotme. Të mbështesin këtë propozim dhe të japin hapësirë për miratimin e këtij projektligji”.

Por, kundër kësaj u shpreh deputeti i PDK’së, Përparim Gruda, i cili tha se nuk pranojnë që këto ligje të shqyrtohen me kaq urgjencë.

“Për PDK’në është e papranueshme shmangia e procedurës për shqyrtimin e ligjeve. Rregullorja e thotë qartë që duhet të kalojnë dy javë nga shpërndarja e ligjeve. Po na vijnë ligje plot nëpër email-a dhe është e pamundur edhe unë që jam jurist me i lexu edhe me i procesu të gjitha këto. Pyetja jonë është: pse është kaq urgjente me i shqyrtu ligjet kaq të rëndësishme të Kosovës me procedurë të përshpejtuar? Pse s’na jepet neve një mundësi me i lexu dhe analizu, me propozu amendamente. Prandaj, jemi kundër që të shmanget rregullorja dhe të miratohen në procedurë të përshpejtuar”.

Ngjashëm deklaroi edhe shefja e Grupit Parlamentar të LDK’së, Jehona Lushaku, e cila tha se Vetëvendosje po tenton t’i ikë procedurave të rregullta pa debat parlamentar.

Ajo tha se ato ligje janë të zakonshme edhe pse të domosdoshme për qytetarët.

“Pa debat, pa transparencë dhe pa përgjegjësi. Kjo tregon për tendencën për t’i ikur debatit parlamentar. Kërkesa për të kaluar këto ligje pa debat parlamentar janë vërtet precedentë që nuk i ka hije asnjërit deputet.  Si LDK s’do ta pranojmë qasjen para së gjithash një urgjencë si farsë që i imponohet deputetëve. Mos kaloni ligje pa debate parlamentare, mos impononi agjenda dhe sillni në seanca të rregullta të gjitha këto ligje. LDK s’merr pjesë në votimin e këtyre ligjeve”.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kundërshtoi shqyrtimin e këtyre projektligjeve me procedurë të përshpejtuar.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se me këto veprime, Vetëvendosje po përgatitet për zgjedhje.

“Nuk duhet me ndodhë kjo seancë dhe nuk ka asnjë logjikë një votim në ora 17:00 të premten, pa debat dhe pa përfshirje të opozitës”./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement