“Mos i jep rol as vëllait, as çunit të xhajës ”, Robert Ndrenika këshilla Altin Bashës për postin e ri - Gazeta Express
string(97) "mos-i-jep-rol-as-vellait-as-cunit-te-xhajes-robert-ndrenika-keshilla-altin-bashes-per-postin-e-ri"

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2020 18:56

“Mos i jep rol as vëllait, as çunit të xhajës ”, Robert Ndrenika këshilla Altin Bashës për postin e ri

Shqiperi

Gazeta Express

05/12/2020 18:56

Pak ditë pasi Altin Basha u emërua drejtor i Teatrit Eksperimental, në një status në “Facebook”, aktori i madh, Robert Ndrenika, e këshillon atë se si duhet të drejtojë teatrin, duke i sugjeruar të vërë në skenë më shume pjesë shqiptare.

Ai po ashtu i këshillon të ngjisë në skenë të rinjtë dhe të mos u japë role familjarëve, teksa shkruan se “Mos i jep rol kur nuk e meriton as vëllait dhe as çunit të xhajës”.

Statusi i plotë

“Kur Laerti u emërua drejtor teatri Polloni ( i jati) i dha këto këshilla : Në radhë të parë bëj çmos që salla të jetë plot me spektatorë sepse kur ka spektatorë sido që të jetë shfaqja nuk kanë shumë për të folur Josif Papagjoni me Përparim Kabon qoftë (ndëlesë paçin) Kudreti me Adriatikun…Në radhë të dytë repertori të jetë më tepër i vëndit (bio) duke alternuar elementë dramatikë me ato humoristikë (ashtu siç është vetë jeta)… Së treti aktivzo elementin e ri të talentuar…Mos i jep rol kur nuk e meriton as vëllait dhe as çunit të xhajës…dhe së fundi mos e nën vlerëso anën profesionale !!!”, thekson Ndrenika.