Të martën mbrëma u mbajt spektakli i javës së katër në shtëpinë më të famshme në Shqipëri “Big Brother Albania VIP”.
Surpriza për natën e mbrëmshme ishte e rezervuar për Granitin, të cilin e befasoi nëna e tij.
Ajo foli edhe për raportin e Granitit me këngëtaren kosovare, Fifin.
Ajo thotë se është e lumtur që të dy, si dy kosovarë, kalojnë mirë me njëri-tjetrin, duke e theksuar se i vjen mirë që janë shokë.
Ndërsa mbrëmë pas përfundimit të spektaklit, situata mes dyshes u tensionua.
Këngëtarja zhvilloi një debat me Granitin, ku i tha këtij të fundit që nuk dëshiron të flet më me të./Express/
* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.