“Mos do të na qëllosh?”, e pyet 5-vjeçarja policin në SHBA - e "detyron" ta përqafojë - Gazeta Express
string(77) "mos-do-te-na-qellosh-e-pyet-5-vjecarja-policin-ne-shba-e-detyron-ta-perqafoje"

“Mos do të na qëllosh?”, e pyet 5-vjeçarja policin në SHBA – e “detyron” ta përqafojë

Gazeta Express

04/06/2020 21:58

Një polic përqafoi një vajzë pesë vjeçare me ngjyrë gjatë një proteste, që kanë nisur në SHBA pas vrasjes së George Floyd, pasi ajo filloi të qante dhe e pyeti oficerin: “mos do të na qëllosh?”.

Sipas mediave të huaja, Simone Bartee ishte duke protestuar me prindërit e saj në Houston, Texas, teksa shpërthen në lot nga frika.

Lexo Edhe:

Ndërkaq një oficer terreni vuri re që ajo ishte e frikësuar, i vendosi krahun për ta përkëdhelur, ndërsa vajza iu drejtua atij duke i thënë, “mos do të na qëllosh me armë?”.

Në përpjekje për ta qetësuar, ai i dha një përqafim dhe i tha: “Ne jemi këtu për t’ju mbrojtur juve. Ne nuk jemi këtu për t’ju lënduar”. “Ju mund të protestoni, dhe të bëni gjithçka që dëshironi”, u shpreh ai.