Policia Kufitare në Morinë në bashkëpunim me Doganën ndaloi dy automjete në dalje të Shqipërisë me qëllim kontrollin e mallrave.
Gjatë kontrollit u zbuluan dhe sekuestruan mallra kontrabandë me vlerë rreth 54.3 milionë lekë, përfshirë 930 kg duhan, mbi 1000 kuti me medikamente, 41,000 tableta dhe 2,194 celularë.
Të dy drejtuesit e automjeteve, B.L., 52 vjeç, dhe F.M., 55 vjeç, banues në Kukës, u arrestuan në flagrancë për kontrabandë me mallra me akcizë dhe mallra të tjera.
Materialet i janë përcjellë Prokurorisë së Kukësit për procedim të mëtejshëm.
Kontrolli dhe arrestimi janë pjesë e përpjekjeve të Policisë për parandalimin e krimeve ndërkufitare dhe mbrojtjen e sigurisë në pikat kufitare.
Prishtinë, tetor 2025 – Medieve në Kosovë u është shtuar një platformë e re që do të raportojë dhe...