Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit” në T7, Arbnor Morina ka folur për lojën e Kosovës, por i ka përmendur edhe dy lojtarë në veçanti.
Ai e ka përgëzuar Franco Fodën, selektorin e Kosovës për paraqitjen e sontme.
“Sonte ka qenë paraqitje shumë më e mirë se ndeshja e parë, Franco Foda u duk se e ka përgatitur shumë mirë ndeshjen e sontme”, tha Morina.
Tutje, ai tha për Vesel Demakun se ishte shumë i nevojshëm në formacionin e Kosovës, por s’e la pa përmendur edhe Visar Bekajn e Amir Saipin.
“Paraqitja e Demakut ishte bravoroze, ia lehtësoi shumë punët Elvis Rexhbeçajt në mesfushë. Edhe Amir Saipi ishte në krye të detyrës. Visar Bekajn e përgëzoj për durimin që ka, duke mos thënë asnjë fjalë edhe pse nuk luan te Kosova”, tha trajneri i mirënjohur kosovar./GazetaExpress/
Gazeta Express dhe Televizioni T7 janë në kërkim të një agjenti dinamik dhe ambicioz të shitjes dhe marketingut për...