Mori shumicë dërrmuese, Von Der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit - Gazeta Express
string(70) "mori-shumice-derrmuese-von-der-leyen-i-mbijeton-mocionit-te-mosbesimit"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 20:04

Mori shumicë dërrmuese, Von Der Leyen i mbijeton mocionit të mosbesimit

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 20:04

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i mbijetoi lehtësisht dy përpjekjeve për ta shkarkuar atë kur Parlamenti Evropian hodhi poshtë mocionet e mosbesimit nga grupet e ekstremit të djathtë dhe të majtë të enjten e 9 tetorit.

Nga 720 ligjvënës, 378 prej shprehën mbështetje për von der Leyen dhe ekipin e saj të komisionerëve në votimin e parë dhe 383 në të dytin.

Rezultatet ishin pak më të mira për shefen ekzekutive të BE-së sesa në korrik, kur 360 ligjvënës votuan kundër një mocioni të paraqitur kryesisht nga ligjvënës të ekstremit të djathtë, megjithëse numri është më i ulët se 401 votat që mori Von Der Leyen në korrik 2024, kur u rizgjodh si presidente e Komisionit.