Mori plumb në kokë gjatë atentatit në Shkodër, ndërron jetë Arlind Bushati - Gazeta Express
string(73) "mori-plumb-ne-koke-gjate-atentatit-ne-shkoder-nderron-jete-arlind-bushati"

Shqiperi

Gazeta Express

30/10/2024 22:35

Mori plumb në kokë gjatë atentatit në Shkodër, ndërron jetë Arlind Bushati

Shqiperi

Gazeta Express

30/10/2024 22:35

Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës Arlind Bushati, 32-vjeçari i cili mbeti i plagosur rëndë pas atentatit të ndodhur pasditen e sotme në kryeqendrën e veriut.

32-vjeçari Bushati ndodhej në makinë me Hamza Licin, i cili gjithashtu mbeti viktimë e atentatit mafioz.

Dyshohet se Lici, vëllai i Ibrahim Licit, emër i njohur në botën e krimit ishte shënjestër e atentatit.

Nga ngjarja humbi jetën edhe Flutura Basha, 56 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë për jetën është bashkëshorti i saj, Bashkim Basha 67 vjeç.