Mori pjesë në ‘Paradën e Krenarisë’, Fero për kryeministrin Kurti: Këtij i thoni burrë shteti? - Gazeta Express
string(89) "mori-pjese-ne-paraden-e-krenarise-fero-per-kryeministrin-kurti-ketij-i-thoni-burre-shteti"

Mori pjesë në ‘Paradën e Krenarisë’, Fero për kryeministrin Kurti: Këtij i thoni burrë shteti?

Rozë

Gazeta Express

11/06/2024 9:18

Dhjetëra persona kanë marshuar të shtunën nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar “Paradën e Krenarisë”.

Kjo i dedikohet të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ (lesbike, gei, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) etj.

Lexo Edhe:

I pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa emra të tjerë të njohur.

Në lidhje me këtë një reagim e ka bërë artisti i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë prej disa muajsh ka bërë një tërheqje nga muzika.

Ai publikoi një video nga ky event ndërsa tha: “Këtij kryeministri i thoni burrë shteti? Trim? I mençur”.

Në një tjetër postim shtoi: “Lajmet e fundit. Serbia nis tërheqjen e ushtrisë nga kufiri shkak frikës që geit dhe lezbiket qëndrojnë në gjendje gatishmërie”.

Bëhen thuajse një vit që kur Fero hoqi dorë nga muzika për t’iu përkushtuar fesë dhe familjes. /Telegrafi