Mori peng autobusin me pasagjerë në Tiranë, policia sqaron: Ishte një person me probleme mendore - Gazeta Express
string(94) "mori-peng-autobusin-me-pasagjere-ne-tirane-policia-sqaron-ishte-nje-person-me-probleme-mendore"

Mori peng autobusin me pasagjerë në Tiranë, policia sqaron: Ishte një person me probleme mendore

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2022 19:43

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku një person me probleme të shëndetit mendor është arrestuar nga efektivët e Policisë së kryeqytetit brenda një autobusi. Ngjarja është zhvilluar pranë terminalit, në vendin e njohur si Kthesa e Kamzës.

Qytetarët kanë raportuar se personi që shikoni në pamje, rreth 60 vjeç, kishte marrë peng për 30 minuta një autobus me 20 pasagjerë. Policia ka thënë se nuk bëhet fjalë për asnjë pengmarrje, por për një person me probleme mendore.

Lexo Edhe:

Personit në fjalë i janë vendosur prangat brenda në autobus. Shtetasi me inicialet P.B ndodhet në ambientet e Policisë për verifikime të mëtejshme hetimore.

Njoftimi i Policisë së Tiranës për rastin:

Në lidhje me një foto të postuar në portale, për një mjet autobus te Kthesa e Kamzës, ju sqarojmë se: Sot, rreth orës 08:30, është marrë njoftim se te Kthesa e Kamzës, një shtetas, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka thyer xhamin e një autobusi.

Shërbimet e Policisë, pasi kanë marrë njoftimin, kanë kaluar në vendin e njoftimit (autobus) dhe kanë shoqëruar autorin e dyshuar, shtetasin P. B., 60 vjeç, në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme peocedurale.