string(98) "mori-nje-veture-pa-leje-dhe-shkoi-te-marre-trajtim-ne-qmf-policia-pasi-e-arreston-eshte-recidivist"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 9:55

Mori një veturë pa leje dhe shkoi të marrë trajtim në QMF, policia pasi e arreston: Është recidivist

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 9:55

Një burrë është arrestuar dje në Shtime pasi kishte marrë pa leje një veturë dhe nuk ia kishte kthyer pronarit.

I dyshuari është gjetur nga patrulla policore duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe për të policia tha se është recidivist i marrjes së veturave dhe ka probleme mendore

“Shtime / 26.05.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull  për shkak se i njëjti kishte marrë pa leje nga ankuesi m/k veturën dhe nuk ia kishte kthyer. I dyshuari është gjetur nga patrulla policore duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe i njëjti është recidivist i marrjes së veturave dhe ka probleme mendore. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.