"Mori një plumb pas koke nga snajperi" Artan Hoxha tregon me detaje si u vra Lefter Zhidru - Gazeta Express
string(88) "mori-nje-plumb-pas-koke-nga-snajperi-artan-hoxha-tregon-me-detaje-si-u-vra-lefter-zhidru"

“Mori një plumb pas koke nga snajperi” Artan Hoxha tregon me detaje si u vra Lefter Zhidru

Gazeta Express

24/09/2020 21:44

Neutralizimi i 71-vjeçarit Lefter Zhidru pasditen e së enjtes në qytetin e Elbasanit duket se ka shmangur një tragjedi të vërtetë për të gjithë banorët e zonës.

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje mbi operacionin e policisë dhe forcave RENEA që përfundoi me vrasjen e 71-vjeçarit, i cili gjatë gjithë kohës iu përgjigj me zjarr policisë.

Lexo Edhe:

“Ka qenë shumë e rëndësishme ndërhyrja e Reneas, procedura e tyre për të rrethuar zonën, për të marr masa dhe për të marr informacion ka shpëtuar sot një tragjedi të vërtetë”, tha në një lidhje në emisionin Opinion gazetari Hoxha.

Në emision janë publikuar foto nga brenda banesës së Lefter Zhidrut, sapo forcat Renea kanë hyrë aty.

“Po ta shikoni kallashnikovi ka 2 karikatorë të ngjitur dhe në krah të kallashnikovit është granata e Reneas me karakter ndrricues dhe shpërqendrues.

Kur Renea ka shkuar nuk dinte planimetrinë e banesës dhe nuk ka ditur çfarë ka patur në banesë. Banesa ndodhej në një pallat 5 katësh. Renea është ngjitur në katin e tretë dhe ka mësuar që e njëjta planimetri 2+1 ishte dhe tek Zhidru. Dera ishte e vjetër, sepse predhat e kallashnikovit depërtotnin nga brenda jashtë dhe qitja është bërë nga brenda banesës përmes derës dhe ka mbetur tek mburoja antiplumb që kishte ardhur nga Gjermnia.

Ai kishte hapur televizorin dhe shihte çfarë thuhej për të. Ne negociatën që bëhej me negociatorin e Reneas ai u zemërua nga çfarë dëgjonte në media dhe thoshte”: këto që thonë për mua nuk janë të vërteta. Për t’i hequr këtë mundësi Renea i ka prerë energjinë elektrike. Pas dereës së banesës ai ka vendosur lavatriçen që do ta mbronte nëse do të goditej nga jashtë. Grupi me mburojë në dorë është afruar, ka negociuar në afërsi nga jashtë brenda. Në një moment një nga punonjësit e Reneas ka tentuar të godasi derën. Ai ka hapur zjarr dhe janë ato predhat që kanë mbetur në mburojë”, ka thënë Hoxha duke saktësuar që çdo tentative për negociata Lefter Zhidru i është përgjigjur me zjarr.

“Ai është goditur me një plumb të vetëm në kokë nga jashte. Trupa që ishte tek dera nuk e dinte nëse ai kishte vdekur apo jo. Renea ka futur qenin përpara dhe pasi qeni ka dalë duke i dhënë sigurinë instruktorëve që nuk kanë rrezik është futur trupa brenda. Kanë qenë 5 kallëpe tritol të montuara në kapsolla gati për të shpërthyer dhe nuk dihej nëse ai do t’i hidhte. Është gjetur bombola e gazit me fije që ai ka tentuar ta kthejë në minë. Zjarri që ai ka hapur dhe me çfarë është gjetur në banesë aty ka qenë një rrezik që mund të  rrafshonte edhe pallatin. Si është e mundur që policia nuk ka patur informacion që personi dispononte një arsenal kaq të madh eksplozivi?”, tha Hoxha./Opinion.al