Mori me forcë në makinë dhe dhunoi një shtetas, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë - Gazeta Express
string(78) "mori-me-force-ne-makine-dhe-dhunoi-nje-shtetas-arrestohet-34-vjecari-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 16:45

Mori me forcë në makinë dhe dhunoi një shtetas, arrestohet 34-vjeçari në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

25/06/2025 16:45

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka marrë me forcë një shtetas në automjetin e tij dhe e ka dhunuar fizikisht, për motive të dobëta.

Menjëherë pas njoftimit se një person ishte rrëmbyer me automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 organizuan një operacion të menjëhershëm për identifikimin dhe kapjen e autorit. Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, u bë i mundur arrestimi i shtetasit L. R. (P.), 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky shtetas ka marrë me forcë në mjetin e tij një 40-vjeçar, të cilin më pas e ka goditur me grushte.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti i përdorur në ngjarje. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.