Mori makinë me qira për të shpërndarë kokainën, arrestohet i riu shqiptar në Itali - Gazeta Express
string(81) "mori-makine-me-qira-per-te-shperndare-kokainen-arrestohet-i-riu-shqiptar-ne-itali"

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 19:08

Mori makinë me qira për të shpërndarë kokainën, arrestohet i riu shqiptar në Itali

Shqiperi

Gazeta Express

20/08/2025 19:08

Një 25-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte përfshirë në një rrjet të shpërndarjes së kokainës. Ai u kap në një pikë kontrolli përgjatë Via Gori në Foligno.

Mediat italiane bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në makinën që i riu shqiptar e kishte marrë me qira iu gjetën 51 pako kokainë (32 gramë) të fshehur brenda saj.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nuk kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Ai u vu nën arrest dhe sipas urdhrit të autoriteteve gjyqësore, u mbajt në qelitë e paraburgimit, në pritje të masës së sigurisë.