string(84) "mori-hak-per-vrasjen-e-te-atit-kerkohet-8-vite-burg-per-17-vjecarin-florian-pervathi"

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2022 9:04

Mori hak për vrasjen e të atit, kërkohet 8 vite burg për 17-vjeçarin Florian Përvathi

Shqiperi

Gazeta Express

26/09/2022 9:04

Prokuroria e Lezhes ka kërkuar dënimin me 8 vite burg për 17 vjeçarin Florian Përvathi, i cili në muajin janar të këtij viti vrau për gjakmarrje bashkëfshatarin e tij Lek Lekgjonaj.

Bëhet e ditur se konkluzionet janë dhënë nga prokurori Sabri Kastrati për akuzat “vrasje për gjakmarrje” dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

Organi akuzes ka arritur të provojë se Përvathi ka kryer krimin me paramendim gjakmarrjen pasi vëllai i viktimës i kishte vrarë babain kur ai ishte vetem 4 vjec, ndërsa mendohet se armën tip “pistoletë” e kishte siguruar një vit më parë në Shkoder.

Kujtohmë se Florian Përvathi ekzekutoi me armë zjarri Lek Lekgjonajn me mesditen e 24 janarit, sapo ai kishte hyre në banesen e tij në Manati të Lezhes, e cila nuk ishte e banueshme pasi që prej vrasjes së babait të Florjanit, familja e Lekgjonajt ishin larguar nga fshati.

Përvathi aktualisht po kryen dënimin në burgun e të miturve në Kavaje.

/Gazeta Express

aaaaa