Bayern Munchen ka fituar me rezultat 4-3 kundër Manchester United duke e fituar kështu ndeshjen e parë në Ligën e kampionëve. Sane (28’), Gnabry (33’), Kane (54’) dhe Tel (90+2’) shënuan për Bayern kurse Hojlund (49’), Casemiro (88’, 90+5’) shënuan për United. Bayern prin në Grupin A me 3 pikë, derisa në vendin e dytë është Copenhagen, të tretin Galatasaray dhe të fundit Manchester United
Bayern Munchen ka vazhduar për të thyer rekorde pa humbje në Allianz Arena, derisa sonte ka mposhtu Manchester United me rezultat 3-1.
Kjo humbje thellon krizën e gjigantit anglez, të cilët nuk i kanë punët mirë edhe në Premier Ligë ku në pesë ndeshje janë mposhtur tri herë.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje filloi më mirë për Unitedin. Christian Eriksen bëri një pasim fantastik për Pellestrin duke e nxjerrë vetëm për vete me portierin por që ai dështoi për të shënuar pasi që një mbrojtës reagoi dhe bllokoi goditjen e tij.
Topi u kthye përsëri të Eriksen por ai goditi jashtë.
Pas këtij rasti ishte Bayern që mori iniciativën, me Manchester United që u mbrojt mirë në 20 minutat në vazhdim.
Harry Kane bëri një kalim të mirë afër zonës së Manchester ku pasoi të Sane. Sane bëri një goditje të mirë me të majtën e tij dhe zhbllokoi sfidën në minutën e 28-të te ndeshjes.
Bayerni do të vazhdonte me rastet dhe do të shënonte golin e dytë përsëri pas pesë minutave.
Një kundërsulm i shpejt i udhëhequr nga Musiala bëri që ky i fundit të pasoi të Serge Gnabry që shënoi për rezultat 2-0 për Bayernin.
Rasti i fundit në këtë ndeshje ishte ai në minutën e 45-të. Leroy Sane ishte shumë afër për të shënuar golin e tij të dytë këtë ndeshje por që goditja e tij nuk përfundoi brenda kornizave të portës.
Pjesa e dytë nisi furishëm me dy gola të shënuar.
Marcus Rashford bëri një pasim të mirë tek sulmuesi i ri i Manchester United, Rasmus Hojlund e ku ai shënoi më të majtën e tij. Ky është goli i parë i danezit i shënuar në fanellën e Djajve të Kuq, të cilin ai e shënoi në Ligën e Kampionëve në minutën e 49-të.
Tre minuta më vonë, Musiala bëri një depërtim të mirë në zonë, topi u prek me dorë dhe VAR akordoi penallti për Bayern Munchenin.
Nga pika e bardhë për bavarezët i saktë u tregua Harry Kane. Kapiteni i Anglisë kështu shënon golin e tij të parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon në fanellën e kampionit gjerman.
Por, United nuk u dorëzua dhe filluan të krijojnë shanse për shënim kundër Bayernit.
Një gol i Casemiros i shënuar në minutën e 88-të e hapi këtë sfidë dhe Bayerni u zu në befasi pasi që ata bënin disa lëshime në mbrojtje.
Megjithatë, katër minuta më vonë për Bayernin shënoi i riu Tel për rezultat 4-2.
Djajtë e Kuq nuk u dorëzuan dhe Casemiro shënoi golin e tretë për United në minutën e pestë shtesë te ndeshjes.
Bayern Munchen kthehet në vikend në Bundesligë ku të shtunën luan kundër Bochumit kurse Manchester luan këtë të shtunë si mysafirë të skuadrës së Burnley në Premier Ligë. /GazetaExpress/