Mori fletat e votimit dhe i hodhi në kosh mbeturinash, kapet 44-vjeçari në Krujë - Gazeta Express
string(79) "mori-fletat-e-votimit-dhe-i-hodhi-ne-kosh-mbeturinash-kapet-44-vjecari-ne-kruje"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 16:06

Mori fletat e votimit dhe i hodhi në kosh mbeturinash, kapet 44-vjeçari në Krujë

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 16:06

Një incident është shënuar në qendrën e votimit 1285/2, KZAZ Nr. 20, Krujë rreth orës 13:50. Votuesi 44 vjeçar ka marrë 2 fletë votimi nga Qendra e Votimit (të vetes dhe të nënës), ka dalë nga Qendra e Votimit, i ka dëmtuar fletët e votimit dhe i ka hedhur ato në koshin e mbeturinave.

Në përfundim të veprimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, 44 vjeçari, banues në Tapizë, është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor”.

Policia ka sekuestruar 2 fletët e votimit që ky shtetas mori nga Qendra e Votimit.

Në drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

/Gazeta Express