Moreno ndihet i sulmuar personalisht nga Enrique: Nuk i meritova kritikat e shëmtuara - Gazeta Express
string(84) "moreno-ndihet-i-sulmuar-personalisht-nga-enrique-nuk-i-meritova-kritikat-e-shemtuara"

Gazeta Express

29/11/2019 9:43

Moreno ndihet i sulmuar personalisht nga Enrique: Nuk i meritova kritikat e shëmtuara

Gazeta Express

29/11/2019 9:43

Ish-trajneri i Kombëtares së Kosovës, Robert Moreno, ka insistuar se pretendimet “e shëmtuara” të Luis Enriques se ai është i pabesë dhe ambicioz janë “të padrejta”.

Roberto Moreno kishte qenë ndihmëstrajner i Luis Enriques në postin e trajnerit të Kombëtares së Spanjës, por e mori rolin e trajnerit të përkohshëm kur Enrique dha dorëheqje shkaku i vajzës së tij të sëmurë nga kanceri, që tashmë ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta Express.

Pasi Spanja i kishte fituar ndeshjen me Morenon si trajner të përkohshëm, atij iu ofrua posti i trajnerit në mënyrë permanente, ofertë kjo të cilën Moreno e pranoi.

Megjithatë, së fundi, Federata spanjolle e shkarkoi Morenon dhe e ktheu Enriquen, që tani s’e do më Morenon si ndihmëstrajner. Arsyen prapa këtij vendimi e sqaroi Enrique në një konferencë të fundit për shtyp, duke thënë se Moreno është tradhtar dhe se ai nuk do njerëz të atillë afër vetes.

Mirëpo, ish-trajneri ia ktheu Enriques, duke thënë se ai kishte qenë gjithmonë shumë besnik dhe duke e theksuar se nëse dikush tjetër do të ishte bërë trajner i Spanjës kur Enrique u largua, ky i fundit s’do ta kishte pasur të lehtë kthimin.

“Unë nuk dua ta filloj ndonjë polemikë, por unë jam sulmuar personalisht dhe jam etiketuar me fjalë të cilat s’më përshkruajnë. Në gjithë këtë mozaik, pjesët e mia po mungojnë”, ka thënë Moreno.

“Para nëntë vjetëve, unë fillova të punoj me Luis Enriquen. Ne gjithmonë e kemi ndjekur atë, duke i qëndruar besnik, deri sa arriti të jetë në krye të ekipit kombëtar”.

“Askush nuk e dinte se për sa kohë ai do të qëndronte larg futbollit. Por, ne e dimin se nëse ai kishte mundësi të kthehej në ekipin kombëtar, stafi ynë duhej të qëndronte”.

“Kështu që unë e mora drejtimin e skuadrës. Po të mos e kisha bërë këtë, tani Luis Enrique s’do të ishte trajner i ekipit kombëtar, do të ishte një trajner tjetër”.

“Unë ende nuk e di pse Luis Enrique nuk dëshiron që unë të jem ndihmëstrajneri i tij, nuk e di sepse ai nuk ishte i qartë në konferencën e tij për shtyp. Ai më etiketoi me dy mbiemra që janë shumë të shëmtuar dhe që unë nuk i meritoj”.

“Unë e kam dëshmuar gjatë gjithë kohës që kam punuar me të se nuk jam i atillë. Vitet do kalojnë dhe unë nuk do ta di prapëseprapë. Ai nuk mund ta sqaronte ose unë nuk mund ta kuptoja atë me aq sa më kanë thënë njerëzit sepse vetë nuk e shikova”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement