Morena viziton të pastrehët e tërmetit, thotë se bëri një vëlla të vogël - Gazeta Express
string(71) "morena-viziton-te-pastrehet-e-termetit-thote-se-beri-nje-vella-te-vogel"

Morena viziton të pastrehët e tërmetit, thotë se bëri një vëlla të vogël

Gazeta Express

03/12/2019 22:58

Këngëtarja dhe modelja kosovare Morena Taraku ka udhëtuar sot nga Stambolli për në Shqipëri

Ajo për momentin është me të pastrehët nga rajonet që u prekën nga tërmeti në Shqipëri e ku është takuar me shumicën prej tyre.

Lexo Edhe:

Bukuroshja kosovare fillimisht ka takuar djalin i cili u hodh nga kati i pestë për të shpëtuar, e ku Morenën e ka shoqëruar reperi shqiptar, Stresi.

“Alesio një hero i vërtetë, u hodh nga kati i pestë dhë shpëtoi…Unë e Stresi që sot kemi ba një vëlla të vogël”, ka shkruar Morena.

“E ma dhashtë Zoti t’i jem pranë gjithmonë në jetë atyre që ju duhet ndihma e buzëqeshja. Kjo është diçka që s’kam fjalë ta përshkruaj se çfarë dashnie me dhanë këta fëmijë. S’e dita a shkova unë te ata apo ata a erdhën te unë”, ka shkruar Morena.

Kujtojmë se Morana ishte nisur sot nga Stambolli për të arritur në Tiranë. Ajo më parë kishte deklaruar se ka ndihmuar edhe materialisht të prekurit nga tërmeti 6.4 ballësh i Rihterit që la të vdekur 51 persona në Shqipëri. /GazetaExpress/