Morën hov edhe gjatë kohës së tij si ministër, "Olive" e vendosin Arben Vitinë në krye të spitalit - Gazeta Express
string(95) "moren-hov-edhe-gjate-kohes-se-tij-si-minister-olive-e-vendosin-arben-vitine-ne-krye-te-spitalit"

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 15:45

Morën hov edhe gjatë kohës së tij si ministër, “Olive” e vendosin Arben Vitinë në krye të spitalit

Lajme

Gazeta Express

14/05/2022 15:45

Pas dorëheqjes nga pozita e ministrit të Shëndetësisë në Qeverinë Kurti II dhe pas dështimit për t’u bërë kryetar i Prishtinës, Arben Vitia, është angazhuar në një institucion privat të shëndetit. Nga qershori i këtij viti, Arben Vitia do ta drejtojë spitalin “Olive”, i cili është derivat i laboratorit “Olive”, laborator ky që morri hov të zhvillimit edhe gjatë kohës kur Vitia ishte në krye të MSH-së.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë nën drejtim një prej institucioneve shëndetësore në vend “Olive”, që pritet të fillojë punën në muajin qershor të këtij viti. Raportimet lidhur me emërimin e tij i ka konfirmuar një fotografi e publikuar në rrjete sociale ku Vitia shihet në krah të themeluesit të “Olive”, Fatmir Sejdiut.

Lexo Edhe:

Fillimisht për këtë ka raportuar “Front online”, edhe përkundër faktit që vetë Vitia s’e ka konfirmuar dhe nga drejtuesit e “Olive” është mohuar angazhimi i ish-ministrit aty.

Megjithatë një fotografi e publikuar në rrjete sociale që shfaq Vitinë në mesin e stafit të “Olive” dhe afër themeluesit të “OIive” ka konfirmuar se ish-drejtori i Komunës së Prishtinës dhe drejtuesi i LVV-së në Prishtinë është angazhuar në këtë spital.

“Sa i përket ministrit unë nuk kam informatë për këtë punë…Kurrfarë kontrate të nënshkruar me mua nuk ka, nuk ka kurrgjë. Unë jam drejtor, mirëpo nuk ka kurrgjë zyrtare me të, kam muhabet me të si me çdo doktor tjetër”, kishte thënë pronari Fatmir Sejdiu.

Ndërkohë burimet kishin treguar se çështja e Vitisë në “Olive” është punë e kryer dhe se ai do të jetë drejtuesi i Spitalit.

“Është pothuajse çështje e finalizuar. Arben Vitia pritet ta drejtojë Spitalin e ri Olive ”, kishte thënë një burim për “Front Online”.

Ndërkohë vetë Vitia s’ka folur për këtë çështje.

“Olive” si laborator ka pasur një zhvillim të hovshëm qysh kur edhe në Kosovë kishin shpërthyer me të madhe rastet e infektimeve me SARS-COV 2.

“Olive” kishte qenë ndër laboratorët e para që ishte licencuar nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës për kryerjen e testeve RT-PCR në shtatorin e vitit 2020, kur dikasteri i Shëndetësisë drejtohej nga Armend Zemaj.

Derisa punën dhe zgjerimin e vet “Olive” e kishte vazhduar edhe pas shkuarjes së Zemajt dhe rikthimit të Arben Vitisë në ministri të Shëndetësisë.

Atë kohë, pra në fillimin e pandemisë, kryerja e një testi RT-PCR në institucione private s’ka qenë lirë, me çmimet që varionin nga rreth 50 euro e më lartë. /Express/