“Morëm frytet e një pune të gjatë”, Rama: Do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt si një fuqi vetëkorrigjuese! - Gazeta Express
string(108) "morem-frytet-e-nje-pune-te-gjate-rama-do-ta-perdorim-fuqine-e-mandatit-te-katert-si-nje-fuqi-vetekorrigjuese"

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2025 20:36

“Morëm frytet e një pune të gjatë”, Rama: Do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt si një fuqi vetëkorrigjuese!

Shqiperi

Gazeta Express

26/05/2025 20:36

Partia Socialiste po zhvillon festën e dytë për fitoren e thellë në zgjedhjet e 11 majit në ambientet e Pallatit të Brigadave.

Në fjalën e tij kryeministri dhe njekohësisht kreu i PS, Edi Rama tha se do t’a përdorin fuqinë e mandatit të katërt si një fuqi vetëkorrigjuese.

Sipas Ramës, PD e ka lënë vendin pa një alternativë opozitare dhe se senuk e pranojnë humbjen , teksa nënvizon se kjo i bënë ata humbës.

Kryeministri shtoi se PS mori frutet e një pune të gjatë.

Rama: Na duhet një mirëkuptim i plotë brenda nesh për t’u siguruar dhe pastaj për të siguruar popullin shqiptar, dhe më pas BE-në. Do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt si një fuqi vetëkorrigjuese. Jemi ngjitur aq lart. Unë besoj se, mbi të gjitha, kjo ka ndodhur sepse kemi arritur të nxjerrim më shumë nga vetja pas çdo fitoreje. Sa më shumë të vetëkorrigjohemi ne, aq më shumë do të përmirësohet Shqipëria.

Unë, bashkë me disa të tjerë, e kemi parë këtë familje tonën në errësirë dhe dritë, për tokë dhe në fluturim, dhe nuk është rastësi që kur kjo parti ka qenë mirë, Shqipëria ka qenë mirë. Kur kjo parti s’ka qenë mirë, as Shqipëria s’ka qenë mirë. Kjo është historia e të gjitha viteve të ekzistencës së PS-së.

Të tjerët nuk e pranojnë realitetin e fakteve. Kjo i ka bërë ata humbës dhe Shqipërinë e ka lënë pa një alternativë sfiduese të PS-së. Ata jetojnë në një univers paralel, ku mendojnë se ndërkombëtarët janë të shitur, populli është i blerë, zgjedhjet i fitojnë ata, ndërsa ne i vjedhim, vendin e zotëron krimi. Trena bullgarë që përshkojnë malet e Shqipërisë, vargmale të mbjella me kanabis që lulëzojnë. Dhjetëra deputetë që kanë dalë nga shpella e krimit me mandate të grabitura nga bandat e rrezikshme.

E vërteta është ndryshe. Ne morëm frytet e një pune të gjatë, këmbëngulëse, ndonjëherë dërrmuese, sfiduese, të zbatuar hap pas hapi në çdo territory brenda dhe jashtë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement