Moratti: Shoh probleme tek Interi, diçka serioze ka ndodhur - Gazeta Express
string(57) "moratti-shoh-probleme-tek-interi-dicka-serioze-ka-ndodhur"

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 10:40

Moratti: Shoh probleme tek Interi, diçka serioze ka ndodhur

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 10:40

Fitoi “Scudetto” pas më shumë se një dekade, por Interi i vitit 2021 nuk është një “shtrat me trëndafila”.

Zikaltrit në fakt duhet të merren me një revolucion, në sajë të mbërritjes së Inzaghi në vend të Conte, dhe një situate ekonomike të ndryshme nga ajo që prisnin tifozët.

Lexo Edhe:

Massimo Moratti foli gjithashtu në këtë drejtim, i intervistuar nga “Fatto Quotidiano”.

Ish-presidenti, numri një në kohën e “Tripletës”, tha fjalën e tij në këtë drejtim: “Ekziston domosdoshmërisht shqetësimi. Drejtuesit krijuan një ekip shumë të fortë, që fitoi kampionatin, pastaj diçka serioze duhet të ketë ndodhur në Kinë. Steven Zhang po përpiqet ta mbajë Interin, por pyetja është: për sa kohë?”

Ditët e fundit, gjithashtu është folur për aksione popullore (të tifozëve): “Unë mendoj se ka shumë tifozë të Interit, shumë gjithashtu mjaft të pasur, por gjëja më e vështirë është një koordinim i tillë. Ka iniciativa të këtij lloji edhe jashtë vendit, si në Gjermani dhe Spanjë, por ato kanë një origjinë politike, si te Barcelona. Shumat që i duhen Interit nuk janë të lehta për t’u arritur, sigurisht që është një akt i bukur vullneti”.

Disa fjalë edhe për Superligën: “Do të ishte një rrugëdalje për disa ekipe, në thelb është relativisht e pranuar. Unë nuk e kuptoj pse themeluesit e prezantuan kaq negativisht, pasi folën për të kaq gjatë. Ky ishte gabimi më i rëndë. Tani është e vështirë përsëritja e këtij projekti”.