Morata shumë pranë Comos - Gazeta Express
string(24) "morata-shume-prane-comos"

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 16:40

Morata shumë pranë Comos

Futboll

Gazeta Express

25/06/2025 16:40

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata është shumë pranë një rikthimi të bujshëm në Serie A, kësaj radhe në mënyrë befasuese , te skuadra e Como.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Morata tashmë ka thënë “po” për projektin ambicioz të klubit italian dhe është i hapur për një largim nga Galatasaray këtë verë.

Aktualisht, priten bisedime formale mes AC Milanit dhe Galatasarayt për të përcaktuar kushtet e daljes së lojtarit. Megjithatë, Como po qëndron në pritje dhe është gati të veprojë sapo të qartësohen detajet mes klubeve.

Morata, i cili ka një karrierë të pasur me ekipe si Real Madrid, Juventus, Chelsea dhe Atlético Madrid, shihet si një përforcim me vlerë të madhe për skuadrën e Comos, që drejtohet nga Cesc Fabregas dhe ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm në Serie A.

Nëse transferimi zyrtarizohet, kjo do të ishte një lëvizje që jo vetëm do të tërhiqte vëmendjen e mediave, por do të konfirmonte edhe rritjen serioze të projektit të Comos në futbollin italian.