Morata ribashkohet me gruan: Dashuria triumfon mbi gjithçka - Gazeta Express
string(58) "morata-ribashkohet-me-gruan-dashuria-triumfon-mbi-gjithcka"

Futboll

Gazeta Express

28/01/2025 13:38

Morata ribashkohet me gruan: Dashuria triumfon mbi gjithçka

Futboll

Gazeta Express

28/01/2025 13:38

Alvaro Morata dhe Alice Campello kanë konfirmuar ribashkimin e tyre, pas një periudhe të shkurtër ndarjeje.

Çifti bëri të ditur verën e kaluar, direkt pas Kampionatit Europian, të fituar nga Spanja, se ishin ndarë.

Më pas ka pasur shumë lajme për të dy, për shkaqet e divorcit, i cili nuk u bë kurrë zyrtar, sepse nuk mbërriti në dyert e gjykatës.

Çifti ka postuar së fundi një foto në Instagram, ku shfaqen së bashku, duke festuar ribashkimin e tyre. Në postimin e tij, Morata shkroi: “Përherë së bashku”.

Fotoja ka marrë shumë komente dhe pëlqime nga ndjekësit e tyre, duke treguar mbështetje për çiftin.

Morata dhe Campello janë prindër të tre fëmijëve, shpesh të pranishëm në mediat sociale, duke ndarë momente të lumtura nga jeta e tyre.

Pas disa periudhave të vështira, duket se ata kanë gjetur përsëri ekuilibrin dhe janë më të lumtur se kurrë.

Alice u pa në “San Siro”, gjatë ndeshjes Milan-Parma, në shoqërinë e fëmijëve të saj dhe të Moratës, duke rritur edhe më shumë dyshimet për ribashkimin e tyre.

Në muajt e fundit, ata kanë pranuar publikisht se ndarja ishte për shkak të sfidave personale.

Alice ka folur për depresionin pas lindjes, që e çoi edhe në terapi intensive pas lindjes së vajzës së tyre, Bella.

Ndërkohë, Morata ka zbuluar se ka kaluar atake paniku. Gjithsesi, siç duket, dashuria mes tyre nuk është shuar kurrë plotësisht.

Sipas burimeve spanjolle, edhe vetë Morata e ka konfirmuar rikthimin, duke thënë: “Po, po i japim një tjetër mundësi marrëdhënies sonë. Dashuria triumfon mbi gjithçka”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement