Alvaro Morata do të jetë lojtar i ri i Galatasaray.
Gazetari Fabrizio Romano, raporton se skuadra turke ka arritur marrëveshje verbale për të gjitha kushtet me Milanin, për transferimin e sulmuesit spanjoll.
Morata do të transferohet në formë huazimi, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, derisa është përfshirë edhe klauzolja e blerjer përfundimtare.
Morata u bashkua me Milanin gjatë verës së 2024, ku i kushtoi plot 13 milionë euro.
32-vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 25 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.