Morata: Kalimi në Juventus, një mundësi jetësore - Gazeta Express

Morata: Kalimi në Juventus, një mundësi jetësore

Futboll

Gazeta Express

25/09/2020 18:56

Alvaro Morata e ka cilësuar rikthimin e tij në Juventus “si mundësi jetësore”, derisa ka mbështetur trajnerin Andrea Pirlo dhe beson që bardhezinjtë do ta fitojnë Ligën e Kampionëve

Juve i janë kthyer marrëveshjes me Moratan pasi që marrëveshja me Luis Suarez dështoi dhe ish sulmuesi i Atletico Madridit bindi me aftësitë e tij Pirlon për t’i prirë sulmit me Zonjën e Vjetër.

“Të kthehesh është një gjë e madhe”, tha ai pas prezantimit zyrtar të tij.

“Tani kam më shumë përvojë si njeri dhe si lojtarë. Kjo është një mundësi jetësore”.

“Ta shoh Pirlon si trajner është një gjë e madhe. E kam parashikuar këtë pasi që ai ishte krijuar si i tillë. Juve ka nevojë për të dhe jam i lumtur që do të trajnohem më të”.

“Pas dy sesioneve të stërvitjeve, tashmë jam i impresionuar se si ai po e menaxhon grupin. Ai e di si të nxerr më të mirën nga ne”.

“Jam i sigurt ne do ja dalim mirë. Jam gati për të luajtur dhe për të bërë çfarë me kërkon trajneri. Dëshiroj që të fitoj dhe dëshiroj që t’i shënoj 35 gola”.

“Gjithmonë kam thënë që ëndrra ime ishte të luaja për Atletico Madrid, po ata me lanë bankë rezervë edhe kur isha shumë i ri, por jam mirënjohës për ta”.

“Jam në vendin e duhur në kohën e duhur. Këtu kam kujtimet më të mira bashkë me gruan timë, si shtesë me trofetë që kam fituar, të cilat janë të paharruara”.

27 vjeçari është ribashkuar me Cristiano Ronaldon me të cilin ishin partner sulmi në Real Madrid.

“E njoh Cristianon shumë mirë, si lojtar dhe si person. Gjithmonë kam pasur marrëveshje të mira më të. Ai me tha se është lumtur që unë kam ardhur këtu”. /GazetaExpress/